Tasmania Berlin falenderon Schalken që më në fund fitoi; për ‘rekordin’ e saj flitet në të gjithë botën

Schalke 04 fitoi dhe mori frymë thellë, por për këtë sukses feston edhe Tasmania Berlin, Schalke e ndërpreu në 30 serinë e tmerrshme të ndeshjeve të Bundesligës pa fitore që do të thotë se Tasmania mbetet klubi më serinë më të gjatë të ndeshjeve pa fitore, 31 një rekord i regjistruar në sezonin 1965/66

Presidenti i Tasmanias, Almir Numic deklaroi: ‘Pas dy golave të parë të Schalkes, erdhën urimet e para, pas fitores përfundimtare 4-0 telefoni im nuk reshtte së rëni’.

Ky është fundi i një ‘periudhe të cmendur’ për Tasmanian dhe Numic, të paktën për momentin

‘Së fundmi kam dhënë një intervistë edhe për New York Times dhe një skuadër operatorësh të një show sportiv ishte në klub-tha Numic-e ndoqëm ndeshjen me 3 tifozë të tjerë, ishte shumë emocionuese’.

Buja e javëve të fundit pati një impakt pozitiv në klub, pavarësisht krizës së shkaktuar nga coronavirus

‘Faqja jonë në Facebook shpërtheu krejtësisht, dhe fan shop online mbajti hapin-tha Numic

Sfidanti.al