Mesfushori i Borussia Dortmund, Axel Witsel do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të pacaktuar pasi ka një këputje të tendinës së Akilit të këmbës së majtë, një lajm ky që u konfirmua nga vetë klubi verdhezi. Edhe pse nuk ka një datë për rikthimin e tij, për futbollistin mund të thuhet se e ka humbur praktikisht sezonin
Witsel u dëmtua në ndeshjen me Leipzig që Dortmundi e fitoi 3-1 dhe e la fushën e lojës në minutën e 30. Mesfushori ra në tokë pa u përplasur me asnjë kundërshtar dhe u duk qartë që ndjente dhimbje të forta.Stafi mjekësor i Borussias e kuptoi menjëherë që bëhej fjalë për dëmtim të rëndë dhe ditën e diel Borussia Dortmund me një komunikatë konfirmoi dëmtimin në tendinën e Akilit të futbollistit
Borussia Dortmund në shkurt do të përballet me Sevillën në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve dhe sigurisht do të luajë në këtë fazë pa Axel Witsel.
Sfidanti.al