Rikardinjo: Vetëm unë e di se sa ka sakrifikuar Ronaldo

Futbollisti portugez Rikardinjo, një nga futbollistët më të mirë, në mos më i miri në botë në futsallë (salla të mbyllura), thotë se ai e njeh mjaft mirë Kristiano Ronaldon dhe e di sesa punëtor i madh është ai. “Unë e di sesa ka sakrifikuar ai që të vijë në këtë nivel, ku ka arritur sot. Për këtë arsye, Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, pasi Mesi është nga një planet tjetër dhe atij nuk i duhet që të stërvitet shumë që të bëjë magjira në fushën e lojës”,  thotë Rikardinjo që ka një këndvështrimin e tij interesant lidhur me rivalitetin mes Ronaldos dhe Mesit.

“Magjistari i topit”, sikurse e quajnë Rikardinjon në Portugali, e njeh, personalisht, bashkatdhetarin e tij (Ronaldon) dhe e di se çfarë sakrificash të mëdha ka bërë ai që të arrijë në majat më të larta të futbollit botëror.