Maradona shkakton kaos: Po më trajtojnë si idiot!

Legjenda e futbollit argjentinas dhe botëror, Diego Armando Maradona, kur ndodhej në Zagreb, ku po ndiqte ndeshjet triditëshe të Kupës Dejvis në tenis mes Argjentinës dhe Kroacisë, e cila, deri tani, është në barazim 1-1. Maradona, sapo mbërriti në aeroportin e Zagrebit, shprehu pakënaqësinë e tij. Ai, në fakt, zbriti në aeroportin “Pleso” të Zagrebit më orën 11 të natës, me synimin që të mos binte shume në sy, duke qenë se edhe vizita e tij, më parë, në Emiratet e Bashkuara Arabe, ishte organizuar në një fshehtësi të madhe.

Megjithatë, në aeroportin e Zagrebit, atë e pritën dhjetëra ekipe gazetarësh dhe televizionesh, si edhe mjaft tifozë gjë që e zemëroi shumë Maradonën. “Udhëtova mirë, por nuk dua te bëj deklarata. Ky është një kaos i vërtetë. Këta po më trajtojnë mua si të jem ndonjë idiot. Nuk e meritoj që ata të sillen kështu me mua. Po ta kishin organizuar mirë ardhjen time, edhe mund të kisha dhënë ndonjë deklaratë”, vuri në dukje Maradona.