Shpenzimet marramendëse në merkaton e transferimeve kanë kaluar cdo kufi të imagjinueshëm. Paris Sën Zhermen dhe Nejmar kanë vendosur një rekord të ri që me shumë gjasa do të rezistojë për shumë kohë. Braziliani në fakt është blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit pasi klubi transalpin pagoi plot 222 milionë për kartonin e tij.
Në vendin e dytë është një tjetër futbollist i paris Sën Zhermen, Kilian Mbape, për të cilin parizienët paguan 180 milionë Euro. Për 18 vjecarin, Paris Sën Zhermen preferoi ta marrë në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA për mos respektim të Fair Play Financiar.
Podiumin e plotëson pikërisht blerja më e fundit e Barcelonës, Filipe Kutinjo me 160 milionë Euro duke spostuar një vend më poshtë një tjetër blerje të kushtueshme të katalanasve, Osman Dembele me 140 milionë Euro. pëson rënie në klasifikimin e transferimeve më të shtrenjta Pol pogba, blerja e bujshme e Mançester junajtid me 105 milionë Euro duke lënë pas dy yjet e Realit të Madridit, garet Bejl me 101 milionë dhe Kristiano Ronaldo me 94 milionë euro. Dhjetëshen e futbollistëve më të shtrenjtë në historinë e futbollit e plotëson Lukaku i cili kaloi nga Evertoni te Mançester Junajtid për 85 milionë Euro.
sfidanti.al