Tifozët e Këlnit në radhë tek qebaptorja e Lukas Podolskit

Shumë futbollistë kur lënë sportin merren me biznese të tjera, si kafene, dyqane me veshje të brendshme apo të tjera si këto, ndërsa disa bëhen trajnerë, drejtues klubesh apo menaxherë. Ndryshe me Lukas Podolskin, i cili ka një projekt tjetër dhe ka hapur një qebaptore në qytetin e tij të Këlnit. Ish-futbollisti i Këlnit, Bajernit, Arsenalit dhe kombëtares gjermane, dha vetë shembullin sesi punohet në një qebaptore, ndërsa ishin rreth 1 000 tifozë që u mblodhën përpara lokalit të tij që quhet “Mangal Doener”. Radha ishte e gjatë, ndërsa tifozët bënë foto e video, me disa prej tyre që u desh të prisnin deri në 5 orë.

Podolski, në të vërtetë, as nuk e ka lënë futbollin për fare pasi luan në Japoni tek Visel Kobe, ndërsa ky nuk është dyqani i parë i tij. Vjet, 32-vjeçari hapi një shitore akulloresh po në Këln. “Poldi” ka luajtur 130 herë për Gjermaninë, ndërsa qebaptoren duket e ka bashkë me dy pronarë të tjerë të cilët duhet të jenë turq.

Sfidanti.al