Reali i Madridit ve ne shenjestren e tij Miralem Pjanic. Sipas te perditshmes torineze ‘Tuttosport’, klubi madrilen ka derguar ne zyrat e Juventusit nje oferte zyrtare per mesfushorin boshnjak. Gjithnje sipas ‘Tuttosport’ shifra e ofruar nga Florentino Perez per Pjanic eshte 60 milione Euro, por presidenti i ‘Los Blancos’ ka hasur ne rezistencen e bardhezinjve qe e kane refuzuar ne menyre kategorike kete oferte te kampioneve te Evropes.
Kjo do te thote se Pjanic, nese nuk vjen ndonje oferte e jashtezakonshme ne keto dite te fundit te merkatos, do te qendroje te Juventusi dhe do te zgjase kontraten e tij me bardhezinjte me nje page prej 6-6.5 miliione Euro ne sezon.
Sfidanti.al