Portali ‘Apuestas-deportivas’ kreu një studim në lidhje me shpenzimet për cdo pikë të fituar të të gjitha skuadrave të La Liga në sezonin e kaluar. Studimi ka bërë krahazimin e pikëve të fituara në raport me investimet e kryera për b;erje futbollistësh. Kështu është bërë një pjesëtim i shifrës së investuar në merkato me numrin e pikëve të grumbulluar. Në këtë përllogaritje nuk janë marrë parasysht futbollistit që ishin në huazim ose ata që u kthyen në merkato pas blerjes së tyre
Reali i Madridit fitoi titullin dhe është skuadra që i ka kushtuar më shtrenjtë cdo pikë e fituar. Sezonin e kaluar Los Blancos shpenzuan 350 milionë Euro në blerje dhe e mbyllën kampionatin me 87 pikë kështu që cdo pikë iu ka kushtuar mbi 4 milionë Euro
Në vendin e dytë është Atletico Madrid me 243.5 milionë Euro të investuara dhe 70 pikë me një kosto 3.4 milionë Euro për cdo pikë. Podiumin e plotëson Barcelona me 257 milionë Euro dhe 82 pikë për një kosto 3.1 milionë Euro për pikë
Nga ana e saj Granada siguroi një numër total prej 56 pikësh për një investim prej vetëm 8.75 milionë Euro që do të thotë se cdo pikë kësaj skuadre që eliminoi Teutën në Europa League i ka kushtuar 156 250 Euro dhe që i mjaftuan për t’u renditur në vendin e 7 në kampionat. Skuadra që pati rendimentin më të dobët me investimet e saj ishte Espanyoli të cilit cdo pikë i kushtoi 2.46 milionë Euro me katalanasit që nuk e evituan dot rënien nga kategoria.
Sfidanti.al