Kalimi i Gareth Bale te Tottenham me siguri është një nga transferimet më të rëndësishme në merkaton e transferimeve. Sulmuesi uellsian përshëndeti Realin e Madridit për t’u kthyer në Premier League ku e pritën tifozët e Hotspurs. Agjenti i tij Jonathan Barnett në një intervistë për BBC komentoi këtë kalim të 31 vjecarit te klubi londinez duke mos i kursyer aspak kritikat ndaj Realit të Madridit për mënyrën sesi u trajtua Bale.
‘Shpresoj që cështja e kthimit të Gareth te Real i Madridit të mos merret aspak në konsideratë-tha Barnett duke iu referuar mundësisë që Bale të mos qëndrojë te Tottenhami në fund të sezonit-jam i sigurt se Bale do të bëjë mirë te Tottenhami dhe do të dojë që të qëndrojë aty dhe pjesa tjetër e formaliteteve do të jetë e lehtë për t’u zgjidhur. Shpresoj vërtet që ai të rifitojë dashurinë për futbollin dhe të luajë sic di ai, por gjithcka varet nga ai. Bale nuk erdhi këtu të shohë të tjerët teksa luajnë. Ka marrë më shumë rezultate jashtë Anglisë se cdo futbollist tjetër britanik’
Më pas Barnett iu kthye raportit të futbollistit me Realin e Madridit.
‘Për mendimin tim, bale te Reali i Madridit u trajtua ndryshe nga sa meritonte duke marrë parasysh cfarë bëri për këtë klub-shtoi Barnett-pas 7 sezonesh dhe suksesve të arritura, duhej të ishte trajtuar më mirë, por nuk dua të fajësoj asnjë. Mendoj se tifozët janë sjellë shumë ashpër me të dhe klubi nuk bëri asgjë për ta ndihmuar e për të sistemuar këtë situatë’.
Sfidanti.al