Gjermania i trembet një ‘bombe biologjike’ në Superkupë

Kreu i landit të Bavarisë, Markus Soeder u kërkoi tifozëve të Bayernit që të mos udhëtojnë drejt Hungarisë për të ndjekur finalen e Superkupës Evropiane  që skuadra gjermane do të luaje ndaj Sevillas këtë të enjte.

‘Budapesti është një zonë e rrezikut të Covid 19. Duhet të tregojmë kujdes me përhapjen massive. Vetëm kur e mendoj më dhemb stomaku-tha Soeder

UEFA zgjodhi Superkupën e Evropës për të autorizuar praninë e publikut në stadiume teksa konsideron se është kaluar më e keqja e pandemisë, por nga Gjermania sigurojnë se problemi nuk është zgjidhur dhe ka frikë infektimin e rreth 4000 tifozëve të Bayernit që do të udhëtojnë drejt Budapestit pavarësisht se e kaluan testin PCR të kryer në Mynih

Ndërsa në krahun tjetër Sevilla do të ketë 500 tifozë të saj në tribunën e Puskas Arena. Edhe ata e kanë kaluar testin e Covidit dicka që kërkohej nga Hungaria për t’i lejuar që të hyjnë në territorin e saj. Është një situatë që ka bërë që UEFA të kryqëzojë gishtërinjtë dhe të shpresojë që eksperimenti me Superkupën me publik në stadium të funksionojë. Frika më e madhe është te përhapja masive e covidit sic ndodhi me ‘bombën biologjike’ që shpërtheu në Valencia-Atalanta në fillim të pandemisë.

Sfidanti.al