Nga koshat te pistat; Michael Jordan pronar i një skuadre të NASCAR

‘Jam rritur në Karolinën e Veriut, prindërit na conin mua e vëllezërit e motrat e mia në garat e stock cars. Kështu që jam një admirues i përhershëm i NASCAR-me këto fjalë, Michael Jordan shpjegoi vendimin e tij për të hyrë në botën e motorsportit pikërisht në kompeticionin më popullor në SHBA, garat NASCAR në sezonin e ardhshëm. Bashkë me të do të jetë edhe ish piloti Denny Hamlin

Ende nuk dihet se cili do të jetë emri i skuadrës së atij që konsiderohet si basketbollisti më i mirë të gjitha kohërave, por dihet emri i pilotit që do të garojë me të dhe bëhet fjalë për  Darrell “Bubba” Wallace ,piloti i vetëm me ngjyrë i kësaj gare dhe një ndër sportistët që reaguan kundër racizmit pas vrasjes së George Floyd. Hyrja në këtë garë e Jordan dhe marrja në skuadër e Wallace është një sinjal i fortë në këtë prizëm në një sezon ku cështjet racial janë kthyer globalisht në qëndër të vëmendjes sidomos pas veprimtarisë së lëvizjes ‘Black Lives Matter’ .

Vetë Wallace dhe skuadra e tij zbritën në pistë me ngjyrat e BLM ndërkohë që 26 vjecari kërkoi edhe heqjen e flamurit të Konfederatës që valëvitej në garat Nascar në SHBA e Jugut,një flamur që shihet si një simbol i skllavërisë dhe racizmit.

Sfidanti.al