E ardhmja e trajnerit të Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka qenë temë diskutimi gjatë muajve të fundit. Kontrata e teknikut italian me “Los Blancos” skadon në fund të këtij sezoni dhe është spekuluar gjerë se ai mund të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares së Brazilit. Federata e Futbollit të Brazilit (CBF) ka bërë shumë përpjekje për të bindur italianin, por Ancelotti gjithmonë e ka distancuar veten nga këto lajme dhe ka mbetur i fokusuar tek puna me klubin spanjoll. Tani, kjo situatë ka marrë një kthesë të madhe, teksa gazetari Hugo Cerezo ka raportuar se Real Madridi po konsideron mundësinë për t’i ofruar Ancelottit një kontratë 2-vjeçare. Nuk është një sekret se 64-vjeçari ka një marrëdhënie të veçantë me presidentin e klubit, Florentino Perez, ashtu edhe me të gjithë bordin e klubit.
sfidanti.al