Kuqezinjtë zbresin në fushë pas kualifikimit

Kombëtarja kuqezi rikthehet në stërvitje pas barazimit me Moldavinë ku arritën të kualifikoheshin për herë të dytë në histori në Europian. Ata mbërritën mbrëmë në Tiranë teksa sot kanë zbritur në fushë duke kryer stërvitjen në prag të duelit me Ishujt Faroe. Kjo është ndoshta një ndër seancat më të bukura dhe më të lumtura për kuqezinjtë pas arritjes së objektivit. Tashmë ata do të kërkojnë ta mbyllin në vendin e parë duke fituar të hënën ndaj Ishujve Faroe.

sfidanti.al