Çfarë i duhet Italisë për t’u kualifikuar në EURO 2024?

Italisë tani i duhet vetëm një pikë kundër Ukrainës për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të EURO 2024, falë një rekordi superior në ndeshjet direkte. Të kaltërit mundën Maqedoninë e Veriut me rezultatin 5-2 mbrëmjen e së premtes në Stadio Olimpico, duke i lejuar ata të barazojnë Ukrainën në vendin e dytë me 13 pikë.

Anglia ka fituar tashmë Grupin C me 19 pikë nga shtatë ndeshje dhe do t’i bashkohet në turneun në Gjermani skuadra që përfundon e dyta. Ndeshja vendimtare do të luhet në terren neutral të hënën në Leverkusen, pasi Ukraina nuk mund të luajë në vendin e saj për shkak të luftës me Rusinë. Nëse kombëtarja e Italisë humbet do të kenë ende një shans në play-off falë fitores së tyre në grupin e Ligës së Kombeve.

sfidanti.al