Real Madrid i përgjysmuar; 9 mungesa ndaj Atalantës, edhe Benzema

Real Madrid është në gjendje emergjence në prag të ndeshjes së 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve me Atalantën që do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës. Trajneri Zinedine Zidane ka grumbulluar 19 futbollistë për këtë ndeshje dhe mes lojtarëve që mungojnë është edhe Karim Benzema që I shtohet listës së të të dëmtuarve pasi ndaj bergamaskëve do të mungojnë edhe Sergio Ramos, Militao, Valverde, Marcelo, Carvajal, Odriozola, Hazard e Rodrygo.

Benzema nuk luajti as ndeshjen me Valladolidin të shtunën në La Liga sepse nuk ishte riaftësuar ende plotësisht nga dëmtimi në aduktorin e majtë. Ekzaminimet e kësaj të hënë treguan një përmirësim të sulmuesit francez, por nuk ishin të mjaftueshme për Zidane për ta rrezikuar në transfertën e Bergamos

Futbollistët e grumbulluar të Realit të Madridit për ndeshjen me Atalantën

Portierë: Courtois, Lunin, Altube

Mbrojtës: Varane, Nacho, Mendy, Chust, Miguel

Mesfushorë: Kroos, Modrić, Casemiro, Isco, Arribas, Blanco

Sulmues: Asensio, Lucas Vazquez, Vinicius, Mariano, Hugo Duro

Sfidanti.al