Ish mbrojtësi i Borussia Dortmund, Christoph Metzelder, në fund të muajit prill do të dalë në gjyq për t’iu përgjigjur akuzat për sigurim dhe më pas shpërndarje të materialeve pedopornografike. Është kjo një histori e shëmtuar për ish futbollistin gjerman që ka nisur në vitin 2019 dhe përë të cilën Metzelder do të gjykohet pasi ka mohuar deri në këtë moment të gjitha akuzat. Procesi do të nisë në fund të muajit prill dhe deri në momentin që do të provohet e kundërta gjermani konsiderohet i pafajshëm
Në të kaluarën Metzelder kishte promovuar të drejtat e minorenëve duke krijuar edhe një shoqatë për të ndihmuar të rinjtë në vështirësi në 2006 dhe për këtë impenjim ai mori Kryqin Federal të Meritës në 2017
Por tani, ish mbrojtësi i përfaqësueses gjermane është në vorbullën e akuzave prej 1 viti, dmth që nga momenti kur u akuzua për zotërim dhe për shpërndarje te një grua në Hamburg, edhe kjo nën hetim, të materialeve pedopornografike me imazhet dhe videot e minorenëve të abuzuar. Metzelder do të shfaqet më gjyq për t’iu përgjigjur këtyre akuzave të cilat ai i ka hedhur gjithnjë poshtë.
Sfidanti.al