Marquez mban në ankth Hondën: Nuk e di ende kur do të mund të drejtoj motorin

Repsol Honda RC213 V është një siguri, por ai që po e mban në ankth skuderinë japoneze të MotoGP është Marc Marquez dhe koha e riaftësimit të tij. Ditën e prezantimit të motorit të ri bashkë me Pol Espargaro, 8 herë kampioni i botës në MotoGP nuk u cbilancua përsa i përket kohës së rikthimit të tij në pistas e Botërorit të këtij viti që do të nisë në 28 Mars me Cmimin e Madh të Katarit

Marc Marquez është prej 7 muajsh jashtë pistave dhe deklarata e tij në prezantimin e skuadrës nuk jepnin asnjë siguri për praninë e tij në startin e kampionatit

‘Jam më mirë, por duhet t’i bëj hapat me radhë-tha Marquez-procesi i riaftësimit është në drejtimin e duhur,. Cdo herë që bëj ekzaminime, marr lajme të mira nga mjekët. Duhet t’i bindem trupit tim dhe të rris gradualisht ngarkesën e punës në shtëpi, por për momentin nuk e di me saktësi se kur do të mund të ngjitem në motor sërish, e as mjekët e dinë. Viti 2020 ishte i gjatë dhe i vështirë. Më ka munguar adrenalina e kompeticionit. Më pas edhe skuadra dhe atmosfera e Garave dhe në fund arrita sa të më marrë malli edhe për eventet dhe intervistat. Kjo është hera e parë në karrierën time që qëndroj kaq gjatë jashtë pistave. Kur të kthehem nuk do të mund të jem menjëherë në 100% të formës’.

Sfidanti.al