Inter e Milan, Juventusi është pranë pas fitores 3-0 me Krotonen!

Ka ndeshje kur kjo skuadër duket e pandalshme. Nuk ka qenë gjithnjë këtë edicion Juventusi, veçse me fitoren e pastër dhe të merituar ndaj Krotones sikur iu kujtoi të gjithëve se duhet ta llogarisin edhe atë në garën për titull. Shumë bujë dhe eufori për derbin e Milanos, veçse Interi e Milani do ta kenë nga një derbi edhe me “Zonjën e Vjetër”.

Fitorja 3-0 ndaj Krotones erdhi si pasojë e dy golave të “Zotërisë së Vjetër”, Kristiano Ronaldo, që u ngjit në krye të renditjes së shënuesve të Serisë A me 18 rrjeta ndaj 17 të Lukakut, e nga 14 të Ibrahimoviçit e Imobiles. Një “manjak” i golit si portugezi nuk ndalet kurrë dhe dëshiron Këpucën e Artë që e humbi vjet ndaj Imobiles. Iu deshën 3 ndeshje që të kthehej i suksesshëm, por ia doli. Një tjetër gol për ekipin e trajnerit Andrea Pirlo e shënoi mesfushori amerikan Mekkeni.

Pirlo pati shumë mungesa si Dibalën, Kuadradon, Bonuçin, Kielinin e Arturin të dëmtuar, po ashtu Rabionë të pezulluar, ndërsa Morata u ul në stol sepse ishte i sëmurë. Gjithsesi, kur ekipi është në formë mjaftojnë edhe ata që janë “shëndoshë”. Me këtë fitore, Juventusi ka 45 pikë duke dalë në vend të tretë, ndërsa Interi ka 53 e Milani 49. Kampionët kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë ndaj Napolit në Torino.

Sfidanti.al