Real Madrid dorëzohet; nuk do tentojë blerjen e Nejmarit

Reali i Madridit duket se ka hequr dorë nga tentativa për të blerë Nejmar Xhunior. Sipas asaj që publikohet te Cadena Cope, klubi merenges dhe Florentino Perez e kanë humbasë interesin për sulmuesin brazilian. Gjithnjë sipas Cadena Cope. arsyeja që Perez dhe drejtuesit e Realit e kanë humbur interesin e tyre për blerjen e nejmar është fakti se ardhja e tij në Santiago bernabeu nuk shihet me sy të mirë nga tifozët e Reali i Madridit dhe këtë e tregojnë sondazhet që janë kryer në ditët e fundit.

Por jo vetëm kaq, një tjetër arsye që shtyn Realin e Madriditi që të heqë dorë nga blerja e futbollistit është se Nejmar ka filluar të flirtojë me Barcelonën për një rikthim te katalanasit, gjë që nuk është pëlqyer aspak në rangjet e larta të realit të Madridit.

Në këtë pikë,për Los Blancos i vetmi objektiv në merkaton e transferimeve për të zëvendësuar Kristiano Ronaldon mbetet sulmuesi tjetër i Paris Sën Zhermen, Kilian Mbape.

sfidanti.al