Drogba var këpucët në gozhdë; zyrtarizon tërheqjen nga futbolli

Didier Drogba var këpucët në gozhdë. Ish sulmuesi i chelseat dhe Bregut të Fildishtë konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga futbolli i luajtur nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter pas mbylljes së sezonit me Phoenix rising në United Soccer League(Divizioni i Dytë i Kampionatit amerikan)

‘Dua të falenderoj të gjithë lojtarët, trajnerët, skuadrat dhe tifozët që kam njohurt dhe që e shndërruan këtë eksperiencë timen në dicka unike-shkruante Drogba në profilin e tij në rrjetet sociale. Sulmuesi 40 vjecar është njohur më shumë për të kaluarën e tij te Chelsea ku shfaqi një rendiment të shkëlqyer  dhe me të cilën arriti kulmin me fitoren e Ligës së Kampioneve në vitin 2012 pasi mundi në finale Bajernin e Mynihut dhe ku ai ishte vendimtar në këtë triumf

Drogba tërhiqet nga futbolli pas një karriere të pasur me 304 gola të shënuara. Futbollisti nga Bregu i fildishtë ka luajtur në Evropë me Lë Mans, Gingampt, Olimpik të Marsejës, Celsin dhe Gallatasarajin për të provuar më pas fatin e tij në Kinë dhe SHBA. ‘Dëshiroj të nis një kapitull të ri duke shpresuar që Zoti të më bekojë sic ka bërë gjatë gjithë karrierës sime-mbyll postimin e tij legjenda e ‘Bluve’ të Londrës.

sfidanti.al