Bolt, ëndrra vazhdon? Mund të luajë me Sivasporin

Për Usain Bolt duket se ëndrra për t’u bërë futbollist profesionist vazhdon. Skuadra e Divizionit të Parë në kampionatin turk i ka bërë një ofertë rekordmenit botëror, fitues i 8 medaljeve të arta olimpike për të  parë mundësinë e bashkimit me të ne muajin janar të vititi 2019, një lajm ky që u bë u ditur nga televizioni turk TRT

Në fillim të muajit nëntor, Bolt mbylli periudhën e provës me Central Coast Mariners në Australi pa suksesi dhe u largua ng klubi i A-League pasi nuk arriti dot të gjejë një marrëveshje në aspektin financiar me një sponsor të  rëndësishëm.

Javën e kaluar, Bolt deklaroi se kishte marrë një sërë ofertash për të vijuar karrierën e tij në futbollin profesionist dhe se ai do të marrë një vendim për të ardhmen në fund të muajit nëntor. Merkatoja e transferimeve në futbollin turk nis në 5 janar dhe përfundon në 31. Sivasspor që bëri edhe ofertën e tij në drejtim të Bolt, aktualisht është në vendin e 11 në Super Lig dhe në radhët e tij ka lojtarë si Robinjo, Karl Mexhani, Aruna Kone, gabriel Torzhe apo Dagllas.

sfidanti.al