Kur nuk të bën punë as shtylla, portieri shënon autogol

Ndodh që fati të ndihmon dhe ti e prish vetë punën. Kjo është ajo që ndodhi në ndeshjen e Suzuki Cup mes Tajlandës dhe Filipineve ku portieri tajlandez u bë protagonist i një gafe të pafalshme që i kushtoi fitoren skuadrës së tij. Gjithcka ndodhi në momentin kur rezultati ishte 1-0 për skuadrën e Tajlandës dhe në aksion ishte ajo e Filipineve.

Një prej futbollistëve të kësaj të fundit gjuajti në drejtim të portës por topi u përplas në shtyllë, portieri i Tajlandës tentoi të presë atë pasi u kthye, por nuk bëri gjë tjetër vecse e dërgoi në portën e tij duke bërë të mundur që Filipinet të barazojnë rezultatin në 1-1 që mbeti i tillë deri në fërshëllimën e fundit të arbitrit.

sfidanti.al