Raikonen në garën e fundit me Ferrarin: Një familje e madhe

Kimi Raikkonen këtë fundjavë do të zjhvillojë garën e tij të 151 dhe të fundit me skuadrën e Ferrarit në Formula 1. tashmë rrugët e tij me kokëkuqen, ndahen pas 8 sezonesh të përjetuara së bashku me finlandezin që i ka dhuaruar të fundit titull kampion bote për puilotë, atë të vitit 2007. Që nga viti 2019, Raikkonen do të nisë një kapitull të ri në Botërorin e Formula 1 pasio do tëgarojë me Alfa Romeo Sauber, ndërkohë që vendin e tij te Ferrari e ka marrë Sharl LëKlerk.

Me këtë rast, Raikonen vendosi të përshëndesë Ferrarin e stafin e tij në rrjetet sociale ku postoi një foto të tij së bashkui me bashkëshorten dhe fëmijët me këta të fundit që kishin veshur t-shirt me stemën e Ferrarit dhe me mbishkrimin ‘We love Kimi’, ndërkohë që fotoja ishte e shoqëruar me mesazhin ‘Një familje e madhe’.

Edhe Ferrari gjeti mënyrën e tij për të përshëndetur finlandezin në prag të garës së tij të fundit me të. madje Mauricio arrivabene është shfaqur në një foto i veshur me të njëjtën t-shirt ku shkruhej ‘We love Kimi’.

sfidanti.al