Objektivi i trajnerit Pep Guardiola është të bëjë historinë me Mancester Sitin, por kjo nuk e pengon katalanasin të mendojë për të ardhmen. Në fakt 47 vjecari nuk e përjashton mundësinë për krijimin e një etape të re në karrierë si trajner i një skuadre kombëtare, dicka që ai e ka komunikuar në një takim në auditoret e Universitetit të Liverpulit teksa tha në formën e batutës se e dëshiron këtë detyrë sepse ka më shumë kohë që t’i dedikohet… golfit
‘ Do të më pëlqente të luaja më shumë golf, por me më shumë qetësi se tani-tha Guardiola-në këtë moment nuk kam kohë, pasi kam ndeshje cdo 3 ditë’
Guardiola foli edhe për stimujt dhe aventurat e reja që ai pretendon të përjetojë apo që ka përjetuar në jetën e tij
‘Më pëlqen të udhëtoj. E kam bërë këtë gjatë gjithë karrierës sime si futbollist dhe tani si trajner, është dicka e pabesueshme-vijoi Guardiola-si trajner kam jetuar në Gjermani dhe tani jam në Angli. Kam mësuar gjermanisht që në fillim më me dukej e pamundur për t’u kuptuar. Familja ime nuk fliste as edhe një fjalë anglisht, tani e flet në mënyrë perfekte’
sfidanti.al