Ronaldo, ‘sheiku’ i futbollit që bën një jetë shumë luksoze

Kristiano Ronaldo mund të konsiderohet mjaft mirë sheiiku i futbollit të luajtur për jetën luksoze që ka zgjedhur të bëjë. Revista ‘Chi’ që merret me jetën personale të personave të  famshëm ka zbuluar detaje në lidhje me aspektin financiar dhe shpenzimet që futbollisti i Juventusit ia lejon vetes t’i bëjë me lehtësinë më të madhe.

Llogaritë nisin me përfitimet që 33 vjecari i Juventusi siguron nga kontrata e tij me klubin italian; 31 milionë euro në sezon ose 85 mijë Euro në ditë ose 3500 Euro në orë. Përvec kësaj, ai përfiton 24 milionë Euro nga kontrata e tij me Nike, si dhe të ardhura të tjera të konsiderueshme që e cojnë shifrën totale të fitimit të tij në 100 milionë Euro.

Janë pikërisht këto sjhifra që i japin atij mundësinë të bëjë blerje të tilla si ajo e një Bugatti Chiron që ka vetëm 500 ekzemplarë, një makinë kjo që kushton 3 milionë Euro dhe një shpejtësi maksimale prej 420 km/h. Kjo makinë i shtohet koleksionit të makinave të tjera luksoze të Ronaldos  që janë të markave; Ferrari, Rolls Royce, Audi, Maseratti dhe Lamborghini.

Kristiano ronaldo është një futbollist që kurohet për veten dhe i kushton rëndësi edhe veshjes. Përvec Nike, markat e preferuara të tij përsa i përket modës janë Hermes dhe Gucci. Nuk mund të lihet pa përmendur as rezidenca e Ronaldos. Portugezi banon në një vile në Torino që ka një kopsht të madh dhe një palestër e kriosauna, si dhe 20 vende për makinat e tij në garazh, me futbollistin që ka në pronësi të tij të paktën 18 makina luksoze. Por qershia mbi tortë në historinë e jetës prej sheiku të Ronaldos, është avioni privat i tij me një vlerë 31 milionë Euro

sfidanti.al