Presidenti i La Ligës kërkon përjashtimin e PSZH-së dhe të Sitit nga LK-ja!

Kritikat në adrese të UEFA-s gjatë kohëve të fundit janë bërë të shpeshta, kur është fjala për ata klube që shkelin rregullat e fair play-t financiar dhe në këtë terren shumë para të tjerëve ndodhen PSZH-ja dhe Mançester Siti. PSZH-ka vendosur të mbrohet, kursa Siti madje edhe është revoltuar, sepse gjoja i paskan prishur imazhin! Por, më i revoltuar është presidenti i La Ligës spanjolle, Havier Tebas:
“Unë e kam thënë që para dy vitesh se si PSZH-ja, ashtu edhe Mançester Siti, gënjejnë dhe dokumentet që ata paraqesin, nuk duhet të merren parasysh. UEFA duhet të marrë masa konkrete, sepse problemet me të dy ekipet në fjalë e kanë prishur balancën e futbollit botëror dhe strukturën e këtij sporti. Këta dy ekipe duhet të dënohen dhe duke i përjashtuar këta ekipe nga Lidhja e Kampioneve, do t’u dërgohet një mesazh i qartë edhe klubeve të tjerë që neglizhojnë lidhur me zbatimin e rregullave financiarë fair play”, tha presidenti i La Ligës spanjolle.
Sfidanti.al