Real, Ancelotti: Lunin apo Courtois në Wembley? Do zgjedh 7 ditë para

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Alaves, duke mos hedhur poshtë dyshimet se kush do të jetë portieri titullar në Wembley në finalen e Ligës së Kampionëve: “Do të zgjedh një javë para. Lunin pati një sezon fantastik dhe na ndihmoi shumë dhe Courtois është portieri më i mirë në botë nëse është në nivelin e tij. Ai nuk ka luajtur për nëntë muaj dhe do të kthehet. Ne gjithashtu duam t’i japim Kepës mundësinë për të luajtur një ndeshje, por nuk është e lehtë”.

Si është Militao?

“Nëse finalja do të ishte nesër, ai nuk do të ishte titullar. Ka nevojë për ritëm dhe minuta dhe po përmirësohet gjithnjë e më shumë. Objektivi është të arrijmë me të gjithë skuadrën. Courtois dhe Militao janë rikthyer së fundmi, atyre u duhen minuta dhe ne po përfitojmë nga këto ndeshje për t’ia dhënë atij një javë para finales, do të marrim vendimet e nevojshme”.

Dëshironi që Bellingham të jetë golashënuesi më i mirë?

“Kushdo që pushoi në Granada do të luajë kundër Alavés. Ne nuk kërkojmë asgjë nga Bellignham sepse sezoni i tij është fantastik. Duke qenë viti i tij i parë, askush nuk e priste. Ne nuk mendojmë për golashënuesin më të mirë, ai nuk është aq i rëndësishëm për ne. Objektivi i sezonit është arritur”.