Rakitiçi i zhgënjen interistët: Bota tundet, unë s’tundem nga Barcelona

Kohët e fundit për futbollistin e Barcelonës, Ivan Rakitiç, është thënë se në fund të këtij sezoni ai do të largohet për tek Interi, ndërkohë që edhe Bajerni i Mynihut ka shprehur interesimin e tij për këtë mesfushor kroat me përvojë. Fjalët për të janë përhapur më shumë, pasi tani është siguruar ardhja në klubin katalonjas të mesfushorit të ri holandez, Frenki de Jong, ndërkohë që Raktiçi nuk është në formën e tij më të mirë. Por, ai (Rakitiçi) tani e bëri të qartë planin e tij të së ardhshmes:
“Sipas kontratës që kam me Barcelonën, unë duhet të luaj këtu edhe tre vite të tjerë dhe unë dua të qëndroj deri në fund. Më vjen mirë që klube të mëdhenj interesohen për mua, por unë e shoh veten vetëm te Barcelona”, vuri në dukje Rakitiçi.
Sfidanti.al