PSG vs Barcelona, tani ‘molla e sherrit’ është Kutinjo

Nuk ka paqe mes Barcelonës dhe Paris Sën Zhermen. Tani ‘lufta’ mes këtyre klubeve do të jetë Filipe Kutinjo. Sipas medias franceze, Drejtori Sportiv i transalpinëve, Antero Henrike ka zhvilluar në mënyrë sekrete në Londër një takim me agjentin e futbollistit Kia Xhorabçian për të vendosur bazat e transferimit të futbollistit në kryeqytetin francez. Te Paris Sën Zhermen, pretendohet që kjo lëvizje të bëhet gjatë muajve të verës, pasi askush nuk beson se kalimi i tij në Francë do të bëhet në muajin janar.

Paris Sën Zhermen ka një as nën mëngë përsa i përket cështjes Kutinjo. Skuadra franceze ka në radhët e saj Nejmar që është miku i futbollistit të Liverpulit. Braziliani mund të luajë një rol të rëndësishëm në vendimin përfundimtar të Kutinjos që të zgjedhë Paris Sën Zhermenin kundrejt Barcelonës. Vetëm pak muaj më parë Liverpuli refuzoi një ofertë prej 138 milionë eurosh për Kutinjon, ndërkohë që në ditët e fundit në median angleze u fol edhe për arritjen e një marrëveshje mes futbollistit dhe ‘The Reds’ për largimin te katalanasit në janar. Nuk mbetet gjë tjetër vecse të shohim sesi do të përfundojë e gjithë kjo histori.

sfidanti.al