Projekti i ri i FIFA; Boterori i Klubeve me 24 skuadra

 

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka vendosur të ndryshojë formatin e Botërorit të Klubeve . Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, ideja e FIFA është që turneu të zhvillohet cdo 4 vjet dhe numri i skuadrave pjesëmarrëse të rritet në 24.  Me formatin e ri këto skuadra do të ndahen në 8 grupe me nga 3 ekipe secili.

Do të jenë pjesë e Botërorit të Klubeve skuadrat më të mira nga te 5 kontinentet; 12 do të jenë klube evropiane, 5 amerikanolatine, dy afrikane, dy aziatike dhe 2 amerikanoveriore. Mbetet për t’u gjetur një zgjidhje për skuadrat nga Oqeania.

Sipas FIFA, ky eveniment pritet të zhvillohet në muajin qershor dhe do të zgjasë 18 ditë për të marrë keshtu vendin e Kupës së Konfederatacve. Kjo ide që është propozuar nga presidenti i FIFA, Xhani Infantino do të diskutohet në mbledhjen e Këshillit të këtij institucioni që do të mbahet në 15-16 mars të vitit 2018 në Bogota të Kolumbisë.

Sfidanti.al