Çelsi nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga Cesk Fabregas. së fundmi mesfushori spanjoll u vu sërish në radarët e Mançester Junajtid, por Blutë e Londrës vendosën të frenojnë që në hapat e parë këtë inisiativë të Djajve të Kuq. Po si? E përditshmja ‘The Times’ bën të ditur se Kampionët e Anglisë në të vërtetë po mendojnë që t’i ofrojnë Fabregas një kontratë të re në mënyrë që të mbajnë sa më larg skuadrat rivale që ia kanë vënë syrin 30 vjecarit.
Mësohet se Murinjo, që nga momenti kur mbërriti në Old Trafford e ka vënë nën monitorimin e tij situatën e Fabregas i cili duket se e ka fituar plotësisht besimin e trajnerit Conte. Pas një periudhe të vështirë, Fabregas duket se ka filluar të shkëlqejë duke i bërë një vend të rëndësishëm vetes në formacion, sidomos pas dëmtimit të Kante. Kontrata e Fabregas me Çelsin skadon në verën e vitit 2019 dhe dëshira e tij është rinovimi i saj edhe për 2 vjet të tjerë që bie disi ndesh me politikën e Çelsit që u ofron rinovim 1 vjecar futbollistëve të moshës 30 vjec e sipër.
sfidanti