“Viktima” e tretë në Bundesligë: Shkarkohet trajneri i Verderit

Verder Bremeni arriti që të mbijetoi, sezonin e kaluar, falë një serie fenomenale rezultatesh që ky ekip i Bundesligës arriti gjatë muajve shkurt – fundprilli, por, tani, ajo periudhë kohore ka mbetur larg  “bardhegjelbërve” që, aktualisht, ndodhen në një situatë shumë të keqe, për të mos thënë katastrofike. Ish-kampioni gjerman Verder i Bemenit ka një fillimsezoni të tmerrshëm, asnjë fitore në 10 ndeshjet e zhvilluara deri tani në Bundesligë dhe rezultati i fundit zhgënjyes në fushën e vet e “mbushi kupën”, duke e detyruar kryesinë e klubit që të fillojë të bëjë ndryshime të mëdha. Verderi, ndeshjen e fundit në stadiumin e vet, “Veser”, e humbi 0-3 ndaj Augsburgut që, si epilog, pati shkarkimin e trajnerit Aleksander Nuri që qëndroi në këtë klub gjithsej 13 muaj.

Klubi i Verderit e falënderoi atë për serinë impresionuese të ndeshjeve të sezonit të kaluar, duke e mbajtur ekipin në “shoqërinë elitare” të Bundesligës, por, në të njëjtën kohë, bëri të ditur se e ndërpriste bashkëpunimin më të, duke e bërë atë trajnerin e tretë në Bundesligë që shkarkohet gjatë këtij sezoni, mbas Andriaj Jonkerit të Volfsburgut dhe Karlo Ançelotit të Bajernit të Mynihut.

Sfidanti.al