Ka rreth një muaj që po vazhdon “agjërimi” i sulmuesit kryesor të “djajve të kuq”, Romelu Lukaku, që nuk ka shënuar asnjë gol në pesë ndeshjet e fundit në të gjithë konkurrimet, duke ngjallur, kështu, midis tifozëve të Junajtidit pakënaqësinë që ata e shprehën, fundjavjën e kaluar, kur ekipi i tyre fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Totenhemit. Trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo, kërkoi shpjegime nga tifozët për reagimin e tyre ndaj futbollistit belg që, me shtatë golat e shënuar, është golashënuesi nr. 1 i ekipit.
“Do të doja që tifozët të më shpjegonin se përse nuk e mbështesin Lukakun, kur ai po jep gjithçka nga vetja”, shtroi pyetjen trajneri portugez në një prononcim në televizionin e Junajtidit, duke shtuar se “një situatë e tillë nuk është korrekte, kështu që jam i zhgënjyer, ndërsa, sa i përket Lukakut, unë jam i kënaqur me performancën e tij”.
Sfidanti.al