Te frymëzuar nga e keqja; Dyseldorf, përhapen fotot e Ana Frank

Të frymëzuar nga e keqja, kjo është ajo që ka ndodhur në Dyseldorf të Gjermanisë ku u pa një lloj ‘kopjimi’ i asaj që bënë tifozët e Lazios pak ditë më parë kur varën në Olimpiko një portret të Ana Frakn të veshur me fanelën e Romës. Në Dyseldorf u shfaqën disa fotografi po me ana Frank, vetëm se këtë radhë ajo ishte me fanelën e Shalkes.

Në rajonin e Ruhrit janë disa skuadra të Bundesligës dhe Bundesliga 2 si Dortmund, Shalke, Leverkusen apo Dyseldorfi. Rivaliteti është shumë i ndezur dhe shpesh janë vënë re probleme me rendin publik, por tani ka një epiosod të ri skandaloz. Portali ruhbarone.de ka publikuar disa foto të Ana Frank me fanelën e Shalkes të cilat ishin shpërndarë në të gjithë Dyseldorfin. Dhe jo vetëm kaq, një tifozi ultras i Borussia Dortmund, i pëlqyen kaq shumë këto foto sa i publikoi menjëherë në rrjetet sociale.

Policia gjermane tashmë ka nisur hetimet për të gjetur përgjegjësit e këtij veprimi, kjo sepse në Gjermani askush nuk bën shaka me antisemitizmin dhe ligji është shumë i ashpër.  Në 16 tetor bëri bujë rasti i një 88 vjecareje që mohoi ekzistencën e Holokauastit duke u dënuar me 6 muaj burg. Nga viti 2015 në Gjermani, mediat sociale në Gjermani janë të detyruara të fshijnë cdo mesazh me sfond racist apo që nxit urrejtjen në harkun e 24 orëve. Megjithatë kjo mesa duket nuk mjaftoi pasi përsëri njerëz të caktuar  u frymëzuan nga e keqja dhe kjo sepse në botën e sotme, respekti dhe kultura shihen si humbje kohe.

Sfidanti.al