Entoni Xhoshua thyen rekordin e Majk Tajsonit..20 nokaute

Vendimi i diskutueshëm i gjyqtarit të ringut për ta ndërprerë në raundin e 10-të ndeshjen mes Entoni Xhoshuas dhe francezit me origjinë kamerunase, Karlos Takam, i dha mundësinë boksierit britanik që ai të thyejë rekordin që, deri tani, e kishte Majk Tajsoni.

Triumfi i fundit me nokaut i Xhoshuas, i 20-ti sipas radhës, si boksier profesionist, bëri që ai ta kalojë “Majkun e hekurt”, rekordi i të cilit ishte 19 nokaute.

Tani, para Xhoshuas ndodhet rekordi që mban Frenk Bruno, me 21 nokaute, që Xhoshua mund ta barazojë, kur të ndeshet dhe ta nxjerrë nokaut, në fillim të vitit të ardhshëm, boksierin e peshës së rëndë, Donte Uajlder.

Sfidanti.al