Një tjetër futbollist i Kombëtares Italiane rezultoi pozitiv me Covid-19 pas Leonardo Bonuccit; është Marco Verratti. Lajmi vjen direkt nga klubi i tij, Paris Saint Germain që theksoi se futbollisti ka hyrë në izolom dhe do të ndjekë protokollin. Verratti, që kishte rezultuar pozitiv edhe në fund të muajit janar, nuk do të jetë në dispozicion të Pochettinos për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve me Bayernin e Mynihut e parashikuar të zhvillohet të mërkurën në 7 prill.
Verratti rezultoi pozitiv në testet e kryera pas kthimit nga grumbullimi me Të Kaltrit në 29 mars duke qenë se nuk mori pjesë në ndeshjen e tretë kualifikuese të skuadrës italiane ndaj Lituanisë. Për mesfushorin 29 vjecar bëhet fjalë për pozitivitetin e dytë me Covid në harkun e pak më shumë se 2 muajve. Në fund të muajit janar ai nuk luajti në 2 ndeshje të Ligue 1 pikërisht për shkak të Coronavirusit.
Sfidanti.al