Jhon Viafara, ish futbollisti i përfaqësueses kolumbiane u dënua me 11 vjet burg nga nga një gjykatë federale në Teksas për trafik kokaine në SHBA. Ish mesfushori tashmë në moshën 42 vjecare që në 2006-2008 luajti 83 ndeshje me Southamptonin u ekstradua në SHBA në janar të vitit 2020. Në muajin nëntor, Viafara u shpall fajtor për konspiracion në importimin e mbi 5 kg kokainë në SHBA.
Futbollisti i tërhequr u akuzua se ishte koka e një operacioni që përdorte motoskafët dhe avionët e vegjël për të dërguar drogën në vend nga Kolumbia nëpërmjet Meksikës. Ai përdorte pseudonimin ‘Futbollisti’ dhe për mediat tregoi për jetën e tij pas hekurave të burgut përpara se të ekstradohej në Teksas. ‘Dikur ndaja dhomën e zhveshjes me Messin, por tani duhet ta ndaj dhomën me dikë që ka qenë në luftë në vendin tonë-tha ai.
Sfidanti.al