PSG, Tuchel me dhimbje koke; Mbappe nuk luan ndaj Leipzig

Në vitet e fundit është kthyer në një traditë të Paris Saint Germainit, mungesa e disa futbollistëve për shkak dëmtimi në një ndeshje të rëndësishme të Ligës së Kampioneve. Për sfidën që do të luajë këtë të mërkurë ndaj Leipzigut, skuadra transalpine do të jetë pa disa prej elementëve të saj më të mirë, mes të cilëve Neymar, Verratti, Icardi dhe Mbappe me këtë të fundit që vetëm në orët e fundit është konfirmuar se nuk do të jetë në dispozicion të Tuchel

Sulmuesi i përfaqësueses franceze pësoi dëmtim muskular në këmbën e djathtë gjatë ndeshjes mes Nantes dhe Paris Saint Germainit të zhvilluar ditën e shtunë. Mbappe nuk mundi ta mbyllë këtë ndeshje duke u zëvendësuar në minutën e 74 duke bërë që te Paris Saint Germaini dhe stafi teknik I tij të ndizen sirenat e alarmit pasi kjo ndeshje me Leipzigun është për jetë a vdekje për kampionët e Francës.

Ndërkaq, Paris Saint germaini do të ketë në dispozicion Leandro Paredes i cili mungoi në 3 ndeshjet e fundit për arsye dëmtimi.

Sfidanti.al