PSG e ka seriozisht për De Gean; gati 70 milionë Euro

Xhanluixhi Bufon ende nuk është i qartë nëse do të qëndrojë apo jo te Paris Sën Zhermeni, por nga ajo që publikohet në median angleze duket se italiani do t’ia lërë vendin dikujt tjetër dhe bëhet fjalë për David De Gea. Sipas tabloidit ‘The Sun’, Paris Sën Zhermeni po përgatit një oferte prej 70 milionë Eurosh për portierin e Mancester Junajtid, një shifër goxha a lartë për një lojtar të këtij roli.

Por historitë nuk mbyllen këtu, kampionët e Francës duket se po përgatisin edhe një kontratë për spanjollin me një pagë që në përfundim të përllogaritjeve arrin në 20 milionë Euro në vit.

Por De Gea, kontrata e të cilit me Djajtë e Kuq skadon në vitin 2020, duket se ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventusit edhe pse në këtë pikë Paris Sën Zhermeni është në avantazh. Ndërkaq, për Mancester Junajtid, duke parë situatën kontraktuale të lojtarit, vera e këtij viti është mundësia e fundit për të shitur portierin me një vlerë të konsiderueshne. ndërkaq, po sipas mediave britanike, Mancester Junajtid tashmë duket se e kanë gjetur zëvendësuesin e De Geas që është pikërisht portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak.

sfidanti.al