Makabritet me trupin e Emiliano Salës, 2 persona të arrestuar

Edhe pse i ndarë nga jeta, Emiliano Sala nuk po mund të gjejë paqe, kur tashmë kanë kaluar 3 muaj nga tragjedia ajrore e pësuar. Dy personal një grua 48 vjec dhe një burrë 62 vjec nga Uiltshiër që është në jugperëndim të Anglisë, u arrestuan nga policia pasi kishin publikuar në internet foto të trupit të pajetë të futbollistit të ndjerë.

Sipas policisë britanike, fotot e trupit të Salës ishin shkrepur në morg dhe dy të arrestuarit akuzohen edhe akses pa autorizim në materialet informatike dhe komunikim me keqdashje, megjithatë më pas që të dy ata u liruan me kusht
Hetuesit po punojnë mbi pistën se dikush hyri në morg për të bërë foton.

‘Nuk ka prova që të tregojnë një vjedhje ose mundësinë që anëtar i personelit të morgut të jetë i përfshirë në këtë cështje-deklaroi një zëdhënës i policisë së Uiltshiër.

sfidanti.al