Vëmendja është e fokusuar te takimi mes PSG dhe Barcelonës, një ndeshje që është cilësuar si finale e parakohshme e Champions. Trajneri i francezëve, Luis Enrique ka folur për kanalet zyrtare të klubit parisien, i cili padyshim që do të përjetojë një ndeshje të veçantë, për të shkuarën e tij, si teknik dhe si futbollist me katalanasit. “Të luash kundër Barcelonës për mua është e vështirë nga pikëpamja emocionale. por në të njëjtën kohë është frymëzuese. Dua të bëj një punë të mirë. Dua që skuadra ime ta fitojë ndeshjen. Dua t’u tregoj atyre dhe vetes që si profesionist jam në nivelin më të lartë. Dhe kjo do të thotë të mposhtim Barçën. Për t’i lënduar ata do të duhet të japim versionin më të mirë të vetes. Barcelona është një klub i nivelit shumë të lartë. Është një ekip i mirë. Do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se edhe ne jemi në një nivel shumë të lartë. Jemi në një periudhë të mirë dhe jam i bindur se mund t’i eliminojmë”, tha ai.
sfidanti.al