Hames Rodriguez ka bërë një gjest të turpshëm në hotelin ku po qëndron Kombëtarja e Kolumbisë.
Duket se yllit të Real Madridit, James Rodriguez, nuk po i pëlqen shumë të ndiqet nga gazetarët apo ka edhe diçka personale me ta, pasi nga dritarja e hotelit është parë duke bërë një gjest të turpshëm ndaj tyre. Një gjest që nuk falet apo harrohet lehtësisht, madje thuhet se do ta “paguajë” me kokë.
Ai ua ka ngritur gishtin e mesëm fotografëve dhe gazetarëve që po pritnin jashtë Kombëtaren, gjest ky që është duke u komentuar shumë nga gjitha mediat botërore.