Dikur futbollistët ishin “burra”, tani – “fëmijë të llastuar”

Zhoze Murinjo bëri një krahasim mes futbollistëve të dikurshëm dhe atyre të tanishëm, ndërsa bëri edhe një definicion interesant për futbollin modern. Ky trajner portugez ka drejtuar Porton, Interin, Celsin dhe Realin e Madridit, ndërsa tani ndodhet në krye të Mançester Junajtidit. Duke qenë një nga trajnerët me përvojën më të madhe në klubet më të fortë, nga këndvështrimi i sotëm, ai shprehet për kohët e vjetra të mira, kur, sikurse thotë ai, futbollistët ishin “burra të vërtetë”, kurse tani janë bërë si fëmijë më lodra të shtrenjta. “Edhe sot e kësaj dite, unë nuk mund të mësohem me këtë botën e re të futbollit, më atë sesi janë të rinjtë sot. Dikur, në dallim nga sot, lojtarët ishin profesionistë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale.

Frank Lampardi, edhe kur ishte 23 vjeç, ishte një burrë i vërtetë, i përkushtuar plotësisht futbollit edhe në stërvitje. Kurse, sot, futbollistët në këtë moshë janë fëmijë të zakonshëm. Në thelb, ata janë fëmijë të zakonshëm të llastuar, të rrethuar nga disa gjëra ose sende që mua nuk më ndihmojnë aspak në punën time, kurse ata as në jetën e tyre”, thotë Murinjo. “Para 10 vitesh, asnjë lojtar nuk kishte celular në dhomën e zhveshjes. Kurse sot, si trajner, ne duhet ta pranojmë këtë si diçka të zakonshme, pasi shumë lehtë mund të konfrontoheni me lojtarët. A keni mundësi ju që ta pengoni një lojtar që të shkruajë budallallëqe në rrjetet sociale? Asnjë shans”, vuri në dukjeMurinjo.

sfidanti.al