Holanda e bukur ka “vdekur”, këputet koka e trajnerit Blind

Holanda ka shkarkuar trajnerin Danny Blind, ngaqë kjo disfata e fundit nuk falej dot.

Holanda ka shkarkuar trajnerin Danny Blind pas humbjes 2:0 nga Bullgaria në ndeshjen kualifikuese për botërorin “Rusia 2018”.

Danny Blind, i cili mori drejtimin e Holandës në vitin 2015, në pesë ndeshjet e para ka arritur vetëm dy fitore, një barazim dhe dy humbje, duke u renditur në vendin e katërt në Grupin A me vetëm 7 pikë të grumbulluara.

Kjo bëri që ai t’i thotë lamtumirë Kombëtares pas vetëm dy vjetëve.