Njeriu nr.1 i Crvena Zvezdës së Beogradit, Zvezdan Terziç, nuk beson se futbollistri zviceran me rrenjë kosovare, Gjerdan Shaqiri, do të vijë në Beograd, kur Liverpuli të luajë me “bardhekuqtë”.
Drejtori i klubit serb konsideron se, nëse Shaqiri do të vijë në “Marakana”, ai nuk do të pritet aspak pirë nga tifozët vendas.
“Unë mendoj se ai do të jetë nën një presion psikologjik të pazakontë, nëse ai (Shaqiri) do të vendosë që të vijë në Beograd. Ai e di shumë mirë se Crvena Zvezda është simboli i Serbisë dhe ai do të luajë në vullkanin e ‘Marakanës’”, tha ai.
Serbët janë të zemëruar me Gjerdan Shaqirin, pasi, kur shënoi golin e dytë, atë të fitores, në ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Botërorin e Rusisë, ai e festoi golin, duke bërë me duar shqiponjën fluturuese që serbëve u kujton shkëputjen e Kosovës nga Serbia.
Sfidanti.al