Disa prej piloteve te MotoGP kane perjetuar nje dite te vecante, pasi kete te merkure u priten ne nje takim ne Vatikan nga vete Papa Françesku. Ata qe paten fatin te shkojne ne Shen Pjeter per kete takim special ishin pilotet e Hondes Markez dhe Pedroza, Petruçi dhe Miller te Dukati Pramak, Andre Janone i Suzukit dhe shefi i Dornas Karmelo Espeleta e Paolo Simonceli, babai i te ndjerit Marko Simonceli.
‘Kam shkuar shpesh ne Shen Pjeter por nuk e kam pasur kurre mundesine per te takuar Papen-tregon Danilo Petruçi-ndjeva shume emocione teksa isha duke pritur. Me pas ai na foli duke na keshilluar se ne fillim duhet te jemi kampione me jete e me pas ne sport’.
Sfidanti.al