Mos e kini harruar zakonin? Shtatori është muaji i golave të Ronaldos

Kristiano Ronaldo, pavarësisht nga përpjekjet që po bën vetë dhe dëshira e madhe e tifozëve juventinë, ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë me ekipin e tij të Juventusit, ku ai erdhi gjatë kësaj vere nga Reali i Madirdit që siguroi nga shitja e tij 115 milionë euro që do të paguhen në dy këste.
Sidoqoftë, mungesa e golit ose e golave të Ronaldos ka nisur t’i shqetësojë tifozët e Juves, por një lajm shpresëdhënës erdhi nga gazeta portugeze “A Bola”, sipas së cilës, muaji shtator është muaji më “pjellor” në karrierën e Ronaldos që ka arritur të shënojë gjatë këtij muaji madje edhe 57 gola!
Në uikend, mbas pauzës, për shkak të ndeshjeve të përfaqësueseve, Juventusi do të luajë kundër Sasuolës, Valensias, Frosinones, Bolonjës dhe Napolit, kështu që nuk është habi që ne të jemi dëshmitarë të eksplozionit të ardhshëm të futbollistit portugez.
Sfidanti.al