Një skenë e pazakonshme u pa në tribunat e stadiumit Hernando Siles në La Paz ku presidenti i Federarës Boliviane të Futbollit, Marco Rodriguez u vu në pranga. Ky i fundit që po ndiqte ndeshjen mes Bolivisë dhe Ekuadorit për kualifikueset e Botërorit 2022, u arrestua me urdhër të magjistraturë me akuzën për parregullsi administrative.
Ndërhyrja e forcave të rendit që morën me vete Rodriguez, ishte vetëm kapitulli i fundit i një lufte të nisur brenda Federatës që nga ndarja nga jeta për shkak të Covid, të presidentit të mëparshëm, Cesar Salinas.
Rodriguez, ish zv/presidenti i Federatës pas Salinas ishte caktuar nga Komiteti Drejtues që të vijonte projektin. Por sipas rivalit të tij, Robert Blanco e gjithë kjo erdhi pas parregullsive dhe thyerjeve të vëna re të statutit federal. Akuza të cilat u konsideruan të bazuara nga Gjykata Kushtetuese që në këtë mënyrë vendosi të urdhërojë arrestimin e Rodriguez. Nga ana e tij edhe Marco Rodriguez denoncoi lëvizjen e Blanco duke kritikuar ndërhyrjen e drejtësisë duke thyer principet e vendosura nga FIFA.
Sfidanti.al