Eriksen shigjeton Conten: ‘Njerëzit më duan në fushë, ai ka ide të tjera…

Christian Eriksen, mesfushori i avancuar i Danimarkës dhe Interit, foli për TV2 Sport duke sulmuar Antonio Conten për hapësirat e pakta që po i jep në fushën e lojës në Milano.

‘Njerëzit duan të më shohin të luaj dhe unë dua të bëj këtë-tha Eriksen-por trajneri ka ide të tjera dhe unë si futbollist duhet t’i respektoj’.

Eriksen më pas shprehu pakënaqësinë e tij për situatën aktuale.

‘Në këtë moment nuk po përjetoj atë që ëndërroja-vijoi Eriksen-gjërat për Interin nuk po shkojnë mirë, por më parë kur nuk luaja shum, gjithsesi u regjistruan shumë fitore. Kështu që e respektoj plotësisht faktin që luaj më pak kur skuadra fiton’.

Përsa i përket të ardhmes, danezi nuk flet me siguri.

‘Për momentin jam i përqendruar në futbollin e luajtur-shtoi Eriksen-të shohim nëse do të ndodhë ndonjë gjë kur të hapet merkatoja e transferimeeve. Mesa di unë, do të qëndroj të Interi edhe pas dimrit, më pas do të më duhet të marr një vendim bashkë me klubin’.

Sfidanti.al