Zbuloni Pol Pogba të vërtetin dhe jo atë..zhgënjyesin

Pol Pogba u bë, gjatë verës së kaluar, futbolisti më i shtrenjtë në botë dhe, në përgjithësi, në historinë ë futbollit. Mançester Junajtidi ia bleu atë Juventusit, duke i paguar më shumë se 100 milionë euro, por, megjithatë, tifozët e “djajve të kuq” nuk janë shumë të kënaqur me formën e tij, deri tani. Për francezin Pogba që ka shënuar pak gola, këtë sezon, thuhet se është pothuajse  “i padukshëm” në fushë, por, megjithatë, statistikat kokëforte tregojnë se ky futbollist francez që luan si mesfushor, është një nga lojtarët më të mirë të ManU-së!

Sipas statistikave, ai ka krijuar më shumë shanse për gol sesa të tjerët, gjithsej 12, ka bërë më shumë driblime, gjjithsej 20, si edhe ka pasur më shumë pasime të tretë përfundimtarë, gjithsej 160. Po ashtu, ndaj tij janë kryer më shumë faulle sesa ndaj të tjerëve, kështu që, në bazë të statistikave, duke hequr vijën poshtë, mund të themi se Pogba, në thelb, është një nga individët më të mirë në kampin e ManU-së. Befasuese, apo